Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, këto ditë është shfaqur në një gjendje të rënduar emocionale.
Në një live në Instagram, ajo ka bërë një rrëfim të gjatë për problemet që ka pasur me ish-partnerin e saj, Fisnik Sylën.
Zeshkania madje kërkoi edhe ndihmë nga institucionet në mënyrë që të ndihet e mbrojtur bashkë me të bijën e saj shtatëvjeçare.
Veç tjerash, artistja ka folur edhe për formatin Big Brother VIP Kosova, nga i cili tha se ka marrë një ftesë.
Krijuesja e hitit “Trileçe” bëri me dije se ka qenë e ftuar në BBVK, por që ka refuzuar ftesën.
Morina theksoi se i gjithë formati është një kamuflazh, mashtrim dhe se dihet që në fillim se kush e fiton.
Këto akuza të Fjollës tashmë janë shpërndarë edhe në rrjete të tjera sociale duke u komentuar me të madhe.
E njëjta ka një kohë të gjatë që nuk ka qenë aktive me ndonjë projekt të ri muzikor.