Fjolla Morina është njëra ndër këngëtaret më të komentuara me veprimet e saj.
Ajo ka habitur edhe me veprimin e saj të fundit, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja ndodhet me pushime në Mal të Zi.
E derisa po shijon pushimet, ajo ka shijuar edhe këngët e këngëtares serbe, Ljupka Stević.
Por jo vetëm. Ajo po ashtu ka publikuar një video në ‘Instagramin’ e saj ku Lupka këndon në gjuhën serbe.