Këngëtarja kosovare, Fjolla Morina, është në zi.
Ajo ka humbur një person shumë të shtrenjtë për të.
Kjo u bë e ditur nga vetë këngëtarja, përmes disa ‘Instastoryve’.
“Zemra ime. Kurrë në jetë nuk kisha dashur ta bëj këtë postim për ty, kështu siç po e bëj sot. Po Zoti e paska shkruar kështu. Zoti te shpërbleftë në lule të parajsës.”, ka shkruar Fjolla.
Në postimin pasues Fjolla shkruan se personi që ka humbur ka qenë si nënë e dytë për të dhe se nuk do t’i harrojë kujtimet që kanë bashkë.
“Zemrën ma theve. Ke qenë nëna ime e dytë dhe kurrë nuk do t’i harroj kujtimet e mira me ty.”, ka vazhduar tutje Fjolla.