Fisnik Syla dhe Fjolla Morina, nga Dubai vendosen të shkonin në Maldive, për të kaluar pushimet e pranverës në vitin 2021. Por rezervimin e bënë nga atje, përmes një kompanie të fluturimeve.
Në total ky pushim kushtoi hiç më pak se 21 mijë euro dhe parat u morën vesh se do të paguheshin me transaksion bankar.
Por kur erdhi koha e pagesës, Fisnik Syla i dërgoi kompanisë një transaksion bankar, i cili rezultoi i falsifikuar. Por as kur erdh, as sot, Fisnik Syla nuk e pagoi borxhin e tij ndaj kompanisë, përveç 3 mijë euro të paguar në dy transaksione të ndryshme, raporton Klan Kosova.
Megjithëse ai i kishte shkruar agjentit edhe një mesazh, duke i thënë se e jep betimin e tij për borxhin, por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.