Javë më parë, këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina ka fituar lirinë pasi u mbajt në paraburgim për rreth 40 ditë.
Ajo u arrestua në korrik nga autoritetet në Kosovë, pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Interpoli.
Por Morina u la e lirë më datë 15 të këtij muaji, pasi Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda, hodhi poshtë kërkesën e Prokurorisë për ekstradim në Shqipëri, dhe kështu iu ndërpre masa e paraburgimit.
Megjithëse ka qëndruar thuajse në heshtje për gjatë gjithë këtyre ditëve, Fjolla më në fund bëri një reagim në rrjetet sociale lidhur me çështjen e arrestimit
të saj.
Ajo publikoi mbrëmjen e së martës një fotografi në Faceboook me avokatin Fanol Krasniqi, i cili është mbrojtës i çështjes së saj, duke e falënderuar për punën e bërë.
“Faleminderit shteti im! Faleminderit avokat”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e fotografisë.