Pas një pritjeje tetëvjeçare, Prishtina është shpallur kampione e Kosovës në futboll.
Me fitoren e djeshme, 1:2 ndaj Gjilanit, kryeqytetasit e kanë siguruar matematikisht titullin e kampionit, raporton FrontOnline.
Para ndeshjes, trajneri Zekirija Ramadani ua kishte mbajtur një fjalim emocional djelmoshave kryeqytetas.
Videon nga fjalimi i trajnerit shkupjan e ka publikuar në “Facebook” zyrtari i klubit, Avni Durmishi.
Ndryshe, Ramadani i ka fituar tre tituj kampioni në Kosovë me tri skuadra të ndryshme – Trepçën ’89, Feronikelin dhe Prishtinën.
Ky ishte titulli numër 11 për Prishtinën në kampionatin elitar kosovar./FrontOnline/