Shpejtim Bulliqi nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka arritur që të fitojë zgjedhjet në bastionin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Komunën e Podujevës.
Pas shpalljes së rezultateve, ku Bulliqi theksohet të ketë fituar mbi 50% të votave, ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të shpërndahen dhe se nga e hëna do të fillojnë punën bashkë në Llap.
Bulliqi që fitoi pa balotash në këto zgjedhje tha se dera e tij do të jetë përgjithmonë e hapur për qytetarët.
“Dera ime do të jetë përherë e hapur për ju. Do ti plotësojë të gjitha kërkesat e juaja.Përkundër sfidave , do të jem zëri juaj që bashkërisht t’ia dalim sepse ju jeni e ardhmja e Llapit”, shtoi ai.
Me 51.64% të votave, Shpejtim Bulliqi i Lëvizjes Vetëvendosje ka fituar në zgjedhjet e sotme komunale. Kandidati i LDK-së Nexhmi Rudari ka marrë 35.97 për qind, ndërsa Naim Fetahu i PDK-së ka marrë 12.40 për qind.