Klubi i madh kroat i futbollit, Dinamo Zagreb po bëhet me shtëpi të re.
Qytetarët e Zagrebit janë njoftuar me pamjen e përgjithshme të stadiumit të ri, i cili pritet të përfundojë për tri vite, shkruan FrontOnline.
Pamja virtuale e stadiumit “Maksimir” është bërë nga arkitekti nga Zagrebi, Oto Bariq.
Kosto e këtij projekti besohet të jetë 60 milionë euro dhe do të përfundojë pas tre vitesh.
“Në momentet kur futbollistët tanë po shkruajnë historinë, ne ju paraqesim idenë dhe vizionin se si do të duket shtëpia jonë. Bazuar në standardet e UEFA-së, pamja virtuale është bërë nga Oto Bariq”, thuhet në njoftimin nga Dinamo Zagrebi.
Ky stadium do të përfshijë 34 mijë ulëse të mbuluara, tre mijë ulëse VIP, mikpritje të lartë, qendër mediatike, sigurim strehimi për tifozët me aftësi të kufizuara./FrontOnline/
https://www.facebook.com/dinamo/posts/310496067111459?__xts__%5B0%5D=68.ARAwYqYMOq62bLhwVKysQe_0O2xEH-SX6pMGviKJExsCyC48rU-N8P4pHNTYtFUaTxbb4C8kDSb8r2LgyuHl2bJBM9_YEm2ZeThoffFKt0HFWjJH67OSldTRBTPm10iA-p6VyTPv9gMgEfT2sxi37mdioM6iFUh-04towSVpa0v6yj9e064hdnsZ9KwI54IfaPAb39jF6kPQ1RhID9mw9y0JaQdOdKXfXJk40SZ7blv0AXV2nhB4ns6IAi8hSK4cEt4k60VFgltNWbMe__Fylp0v8m8uNbBvGXcQSXb5aCvGPSf5b3M&__tn__=-R