Aktorja e famshme Patricia Arquette zbuloi në Twitter se ishte në një takim me një burrë që u dënua më vonë për përdhunim dhe vrasje. Bëhet fjalë për Mark Rogowski Gator i cili u dënua për përdhunimin dhe vrasjen e Jessica Bergstein (22) në vitin 1991.
Ajo e zbuloi këtë duke iu përgjigjur një pyetjeje të fansave në lidhje me takimin më të keq që ajo kishte qenë ndonjëherë. “Ishte takimi ynë i dytë, dhe ai ishte një skejtborder profesionist dhe shumë i lezetshëm. Ai ishte një mik i miqve të mi. Ne u pëlqyem, por diçka më trembi në mënyrën se si ai më puthi, kështu që unë i dhashë numrin e gabuar të telefonit. Vite më vonë ai e vrau të dashurën e tij”, ka shkruar ajo.
Rogowski aktualisht është në burg duke vuajtur një dënim 31-vjeçar për vrasje dhe përdhunim. Jessica Bergstein, të cilën ai e vrau në 1991, ishte një mike e ngushtë e ish-të dashurës së tij. Rogowski ishte një skejtborder profesionist i njohur në vitet 1980, por karriera e tij filloi të bjerë në vitet 1990 për shkak të varësisë nga alkooli./FrontOnline/