×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Fituesit e Nobelit për Paqe paralajmërojnë për rrezik të luftës bërthamore

    FrontOnline
    12 Tetor 2024

    Liderët e grupit të të mbijetuarve të bombës atomike, që janë shpërblyer me Çmimin Nobel për Paqe, kanë paralajmëruar të shtunën se rreziku i një lufte bërthamore është duke u rritur, dhe kanë bërë thirrje sërish për braktisje të armëve bërthamore.

    “Situata ndërkombëtare është duke u përkeqësuar, dhe tani luftërat po kryhen nën kërcënimet për përdorim të armëve bërthamore”, ka thënë Shigemitsu Tanaka, i mbijetuar i bombardimeve amerikane në Nagasaki më 1945, dhe bashkëudhëheqës i grupit Nihon Hidankyo.

    “Frikësohem që ne si qenie njerëzore jemi në rrugë drejt vetëshkatërrimit. Mënyra e vetme për ta parandaluar këtë është përmes braktisjes së armëve bërthamore”, ka thënë ai.

    Teksa i ka nderuar të mbijetuarit, Komiteti Norvegjez i Nobelit, e ka përmendur shkatërrimin që kanë lënë pas bombardimet në Hiroshima dhe Nagasaki, dhe punën e gjatë të grupit, për shumë dekada, që bota të mos përdorë armë bërthamore.

    Komiteti ka thënë se përpjekjet e grupit kanë rëndësi kritike për botën sot, pa e përmendur asnjë shtet në mënyrë specifike.

    Presidenti rus, Vladimir Putin ka dhënë sinjale muajin e kaluar se Moska mund të shqyrtojë përgjigjen me armë bërthamore, nëse Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate, i lejojnë Ukrainës të përdorë armët me rreze të gjatë për ta sulmuar Rusinë./REL

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni12 Tetor 2024
    Natyra, qetësia dhe trashëgimia e pasur kulturore në Korçë e Pogradec, duket se po tërheq vëmendjen e turistëve. Këtë vit numri i...
    Bota/Rajoni12 Tetor 2024
    Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris gëzon “shëndet të shkëlqyer”, dhe “ka qëndrueshmëri fizike dhe mendore” për të shërbyer si president, ka thënë mjeku...
    Bota/Rajoni12 Tetor 2024
    Analisti dhe një nga themeluesit te Democratization Policy Council, Kurt Bassuener, në një intervistë për “Public Square” të Ditmir Bushatit ka folur...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Tetor 2024
    Analisti dhe një nga themeluesit te Democratization Policy Council, Kurt Bassuener, në një intervistë për “Public Square” të Ditmir Bushatit ka folur...
    Lajme12 Tetor 2024
    Shqetësimet për shërbimet ushqimore të ushtarëve të FSK-së Bilall Sherifi i Nismës i ka komentuar me një citat të Mbretëreshës së fundit...
    Lajme12 Tetor 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë të ditur se pasaktësitë dhe lëshimet në listën e votuesve, mund të kundërshtohen deri më...
    Sport12 Tetor 2024
    Kosova e ka gjetur edhe golin e dytë në takimin ndaj Lituanisë që po luhet në kuadër të rrethit të tretë të...
    Sport12 Tetor 2024
    Futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Andi Zeqiri janë parë në disponim të mirë gjatë stërvitjes në Leskovc. Stërvitja disa orë para ndeshjes...
    Lajme12 Tetor 2024
    Autoritetet e Serbisë sot e kanë ndaluar një pjesëtar të Policisë së Kosovës në pikën kufitare në Merdarë. Sipas informacioneve të para,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.