Blogerja e njohur shqiptare, Sarah Berisha, ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë më të famëshme në Shqipëri, ku lidhja e saj me Dj Pm u komentua mjaft shumë.
Së fundmi blogerja ka qenë e ftuar në emisionin “Fan Club Big Brother Albania”, ku për herë të parë pas daljes nga “BBV”, foli hapur për eksperiencën e saj në “Big Brother Vip”.
Sarah tregoi për komentet e marra në rrjetet sociale, duke theksuar se ka patur fjalë pozitive, por nuk janë kursyer edhe komentet negative.