Projekti ‘’Kanali i kullimit të tokave bujqësore ‘vlera e kontratës 497,981 euro e datës 01.10.2013 duhej të përfundonte brenda dy viteve , në vitin 2015, por i njëjti ende nuk ka përfunduar.
Shkelje të shumta ka evidentuar Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) gjatë auditimit të pasqyrave financiare për vitin 2020 për komunën e Rahovecit e cila drejtohet nga Smajl Latifi i AAK-së, raporton “Front Online”.
Sipas ZKA-së në shtatë raste komuna nuk kishte realizuar punimet sipas planit dinamik siç parashihej me kontratë, pra kishte vonesa domethënëse në progresin fizik.
Projekti ‘’Ndërtimi i kompleksit përkujtimor’, vlera e kontratës 475,239 euro e datës 25.09.2012 duhej të përfundonte brenda tri viteve, pra në vitin 2014.
Megjithatë projekti është përfunduar me datë 14.09.2020, pra me gjashtë vite vonesë, raporton “Front Online”.
Edhe projekti ‘’Kanali i kullimit të tokave bujqësore ‘vlera e kontratës 497,981 euro e datës 01.10.2013 duhej të përfundonte brenda dy viteve , në vitin 2015, por i njëjti ende nuk ka përfunduar, raporton “Front Online”.
Edhe projekti ‘’ Ndërtimi i rrugës Rahovec-Potiqan i poshtëm’’ vlera e kontratës 845,981 euro e datës 16.09.2016 duhej të përfundonte për 158 ditë pune, ende nuk ka përfunduar, raporton “Front Online”.
Gjithashtu edhe projekti ’ Ndërtimi i rrugëve ne Xerxe, Celine, Nashpall, Senoc, Retije dhe Mrasor’ vlera e kontratës 359,702€ e datës 14.10.2016 duhej të përfundonte për 140 ditë pune, ende nuk ka përfunduar
Projekti ‘’ Ndërtimi infrastrukturës Vrajak, Gexhe, Zatriq, Sopniq dhe Retij e ulet’’ vlera e kontratës 283,994€ e datës 29.08.2015 duhej të përfundonte në vitin 2016, ende nuk ka përfunduar, raporton “Front Online”.
Projekti ‘’Ndërtimi i sistemit të ujësjellësit në Rahovec’’ vlera e kontratës 95,725€ e datës 07.09.2016 duhej të përfundonte në vitin 2017, ende nuk ka përfunduar
Projekti ‘’Rregullimi i qendrës se qytetit me gurë’’ vlera e kontratës 286,860€ e dt. 16.11.2015 duhej të përfundonte për 155 ditë pune, ende nuk ka përfunduar.
“Sipas zyrtarëve komunal vonesat në realizimin e projekteve kanë ndodhur si rezultat i mungesës së fondeve për projektet përkatëse. Vonesat në përfundimin e projekteve ndikojnë që komuna të mos arrijë objektivat e përcaktuara dhe në mungesë të fondeve buxhetore për vitet pasuese, projektet e filluara mund të mos përfundohen edhe një kohë. Rekomandimi Kryetari duhet të sigurojë që paraprakisht të eliminohen shkaqet e vonesave, të sigurohen fondet e nevojshme si dhe të forcohen kontrollet në mbikëqyrjen e realizimit të projekteve në mënyrë që ato të përfundohen me kohë sipas planit dinamik” thuhet në raportin e ZKA-së, raporton “Front Online”. / Front Online /