Burri i cili ishte pjesë e çiftit më të vjetër të martuar ka vdekur në moshën 110-vjeçare, duke lënë vetëm gruan e tij 104-vjeçare. Ata janë martuar së bashku në vitin 1941.
Julio Cesar Mora Tapia vdiq në shtëpinë e tij në kryeqytetin e Ekuadorit, Quito, në orën 11 të darkës më 22 tetor.
Ai lë pas të venë 104-vjeçare, Ëaldramina Maclovia Reyes, me të cilën arriti rekordin Guiness në gusht, si çifti më i vjetër i moshuar.
Julio dhe Ëaldramina lindën në vitin 1910, përkatësisht 1915. Çifti ka qëndruar bashkë për 79 vite.
Sipas mediave lokale, Julio Cesar vdiq nga dementia e paspecifikuar. Çifti kishte pesë fëmijë. Fëmija më i madh i tyre ka ndërruar jetë, ndërsa çifti ka në total 11 nipër e mbesa dhe 21 stërnipa dhe stërmbesa.