Prishtina ka shënuar fitore në ndeshjen debutuese në Ligën e Kampionëve.
“Bardhekaltrit” triumfuan me rezultat të pastër 0:2 ndaj kampionit të San Marinos, Folgorenit në rundin e parë të fazës preliminare të Ligës së Kampionëve, shkruan FrontOnline.
Pas ndeshjes, trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani u shpreh i lumtur me fitoren.
“Ishim të vendosur të luajmë futboll ofanziv, me ritëm të lartë. Kishim volum të lojës, krijuam shumë raste në pjesën e parë, por nuk shënuam. Në pjesën e dytë ishim më të kujdesshëm. Pas realizimit të golit kishim ndeshjen nën kontroll. Goli i dytë erdhi vonë”, ka thënë Ramadani pas ndeshjes.
Në finalen e këtij turneu, Prishtina takohet me Inter d’Escaldes, derisa Ramadani e cilëson të vështirë këtë sfidë.
“Do të jetë një përballje e fortë. Do të na duhet përqendrim i madh para portës. Nuk do të krijojmë kaq raste, jam i sigurt, por shpresoj të shënojmë sa sonte”, ka thënë Ramadani./FrontOnline/