×
  • Sport
  • Sport

    Fitorja ndaj Kamerunit, vjen reagimi nga Xherdan Shaqiri

    FrontOnline
    24 Nëntor 2022

    Përfaqësuesja e Zvicrës e ka nisur me fitore kampanjën e sivjetme në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, raporton FrontOnline.

    Helvetikët në krye me Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin u përballën me Kamerunin në kuadër të grupit G.

    Ndeshja që u zhvillua në “Al Janoub Stadium” i takoi Zvicrës me rezultat minimal, 1:0.

    Image

    Golin e vetëm dhe të fitores për Zvicrën e shënoi futbollisti me prejardhje nga Kameruni, Breel Embolo në minutën e 48-të pas asistimit të Xherdan Shaqirit.

    Mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri që asistoi te goli i fitores tha pas ndeshjes se rezultati ka mundur të jetë më i thellë, por sipas tij, e rëndësishme është që fituan.

    “Ne donim të kishim një fillim mbarë. Të dyja skuadrat nuk luajtëm mirë. Por, ishim më të mirë në pjesën e dytë dhe arritëm të shënojmë gol. Mund të ishte 2:0 ose 3:0. E rëndësishme është që tashmë kemi përmbushur detyrën, por ne nuk kemi një grup të lehtë”, ka thënë Shaqiri pas ndeshjes./FrontOnline/

     

    Nga Rubrika
    Sport25 Korrik 2025
    Qendërmbrojtësi i mirënjohur kosovar, Arbër Prekazi është rikthyer te Feronikeli ’74, pas një aventure me Malishevën. Ai u rikthye te Nikli, pas...
    Sport25 Korrik 2025
    Arsenali ka nisur kontaktet me Ajaxin për të tentuar transferimin e Jorrel Hatos, një prej mbrojtësve me më shumë potencial në futbollin...
    Sport25 Korrik 2025
    FC Prishtina ka arritur një barazim pa gola (0-0) në përballjen e parë ndaj Larne FC në kuadër të raundit të dytë...
    Të tjera
    Lajme25 Korrik 2025
    Inspektorati Policor i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor, i cili ishte i angazhuar në pikëkalimin kufitar në...
    Lajme25 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se qytetari Agim Pllashniku është liruar pas intervistimit në stacionin policor, në lidhje me protestën...
    Lajme25 Korrik 2025
    Astrit Ibrahimi, fotografi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar një fotografi të veçantë të realizuar më herët për ish-shefin e...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputetja e LDK, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar ashpër ndaj asaj që ajo e quan sabotim të qëllimshëm të procedurave parlamentare nga...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Pas urdhrit të evakuimit të banorëve nga 3 fshatra të Delvinës për shkak të rrezikut nga zjarri, në vendngjarje ka mbërritur edhe...
    Lajme25 Korrik 2025
    Në gjykimin ndaj Dejan Pantiq, Milun Milenkoviq – Llune, Alesander Vllajiq dhe Momir Vakiq, të akuzuar për sulmin terrorist ndaj zyrave të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.