Kryetarja e partisë Alternativa, njëherësh deputetja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, konsideron se fitorja e LVV-së në Podujevë, ka përcjellur një mesazh të fort te LDK-ja, për të cilin thotë se është një frymë e cila më shumë se kurrë e tregon gatishmërinë e qytetarëve për të qenë pjesëmarrës në vendimmarrje për të sotmen dhe të ardhmen e tyre.
“Unë mendoj që janë dy efekte të drejtpërdrejta të zgjedhjeve në Podujevë, e para është fakti që e tregon gatishmërinë dhe vullnetin e qytetarëve të Republikës për ndryshim dhe atë në vendin ndoshta siç e përmende bastion të LDK-së, ku gjithmonë është konsideruar si e garantuar vota për LDK-në, të fitoj një parti tjetër me të cilën LDK-ja ishte në pushtet pra kishin partneritet dhe LDK e rrëzoj atë qeveri, të fitoj pa balotazh në raundin e parë me afër 52%. Domethënë kjo në vetvete e ka përcjellë një mesazh tepër të fort te LDK-ja dhe domosdoshmëria e ndryshimit të qasjes të cilën e kanë mbajtur deri më tash”, ka thënë Kusari-Lila.