Samadrexha e Shqiponja kanë fituar dy ndeshjet e së dielës në Superligën e hendbollisteve.
Të dy skuadrat fituan ndeshjes si mysafire, në javën e 19-të, përcjell FrontOnline.
Samadrexha fitoi në Obiliq ndaj KEK-ut me rezultat 31:21. Arlinda Maloku me 11 gola dhe Gentiana Basholli me 8 gola ishin më efikaset te Samadrexha. Elona Grajqevci shënoi 8 gola për KEK-un kurse Kaltrina Klinaku i kishte 7 gola.
KEK-u mbetet i fundit pa pikë derisa Samadrexha është e shtata me 14 pikë.
Në Shtime, pikët i fitoi Shqiponja e Gjakovës që fitoi ndaj Vjosës vendase me 32:29. Benita Shabani shënoi 14 gola për Vjosën, që renditet e parafundit me 6 pikë.
Edhe më efikase ishte Argoneta Goqi që me 16 gola udhëhoqi Shqiponjën. Shqiponja është e gjashta me 22 pikë./FrontOnline/