Prishtina ashtu siç është pritur pa shumë telashe e ka mposhtur në finalen e parakualifikimeve në Ligën e Kampionëve skuadrën nga Andorra, Inter d’Escaldes me rezultat 2:0.
Hero i bardhekaltërve ka qenë Endrit Krasniqi, që i ka shënuar të dyja golat e bardhekaltërev për t’ia siguruar raundin parë në Ligën e Kampionëve.
Prishtina në rrethin e parë do të ndeshet me skuadrën e madhe hungareze Ferencvaros dhe sigurisht kjo do të jetë një aventurë e re për kampionin aktual të Kosovës e cila thotë se është gati për sfida të mëdha.