Njëra prej ndeshjeve më interesante në xhiron e 27-të në Superligën e Kosovës u zhvillua në Drenas.
Në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, Feronikeli ishte nikoqir i Llapit, raporton FrontOnline.
Ndeshja në fjalë u mbyll me rezultat 4:0 në favor të Feronikelit.
Dygolëshi i Milickoviqit (’44,’77), goli i Simonovskit (’89) dhe goli i Albert Dabiqajt (’90) ia dhuruan fitoren skuadrës së Klodian Duros.
Me këtë fitore, Feornikeli ngritet në vendin e pestë në tabelë me 34 pikë të tubuara.
Kurse, Llapi në vendin e gjashtë me 33 sosh./FrontOnline/