Peja ka shënuar fitore ndaj Vëllaznimit 93:63 (27:17, 29:12, 15:22, 22:12), në kuadër të javës së 28-të në Superliga apo ndeshja e fundit për garat e rregullta.
Peja renditet në vendin e katërt, ku në çerekfinale të “play-off”-it do të përballet me Sigal Prishtinën, kurse Vëllaznimi renditet në vendin e fundit, duke rënë një kategori më poshtë, përcjell FrontOnline.
Kjo ndeshje nuk ishte vendimtare për të dy skuadrat, andaj u zhvillua një përballje pa shumë presion.
Verdhezinjtë e nisën ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë 27:17. Vendasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e dytë, duke qenë më të mirë se mysafirët, ku periodën e dytë e fituan 29:12, duke shkuar në pushim me rezultat 56:29.
Periudha e tretë ishte më e barabartë, madje në fakt, mysafirët ishin paksa më të mirë, duke e fituar këtë pjesë 15:22, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 71:51.
Në 10 minutat e fundit, prapë Peja ishte më e mirë, 22:12, duke triumfuar në fund me 30 pikë epërsi 93:63.
Te Peja u dallua Brandon Walters me 30 pikë e 15 kërcime, kurse te Vëllaznimi u dallua Emmaneul Emogbo me 16 pikë e nëntë kërcime./FrontOnline/