Banori i Big Brother VIP Kosova 3, Fitimi ka folur për fillimet e tij të para në rrjetin social Tik Tok.
Sipas tij, për të pasur sukses rëndësi ka kontenti që përmban secila video në rrjete sociale.
“Duhet me pasë idenë e fortë, kreative, problemi është se me zor s’mundesh me shti me qesh askënd, kot e bën me profi me kamera nëse nuk është interesant kontenti që përmban ajo video”, u shpreh Fitimi.
Ai tha se videot zakonisht i bëjnë të shkurtra dhe merren me aktualitet, transmeton Klankosova.tv.