Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se nga janari në qershor 2024 fitimi neto i bankave komerciale ka arritur në 90.9 milionë euro, dukshëm më i lartë se çdo vit paraprak. Front Online në bazë të një hulumtimi që ka realizuar ka siguruar të dhëna të detajizuara te të gjitha bankave në Kosovë për periudhën janar-qershor 2024
NLB Bank – 20 milionë euro fitim për 6 muaj
Banka NLB në Prishtinë në bazë të raporteve financiare të publikuara nga vetë banka shihet se ka arritur rekordin e fitimit gjatë periudhës janar-qershor 2024. Gjatë kësaj periudhe kohore kjo bankë ka arritur të krijoj një profit të pastër neto prej hiç më pakë se 20 milionë euro, e që edhe zyrtarisht ketë bankë e renditë të parën në vend sa i përket profitit gjatë kësaj periudhe kohore, pra deri në fund qershorit 2024. Siç raporton Front Online përveç fitimit super të lartë kjo bankë nuk qëndron keq as sa i përket depozitave dhe kredive të klientëve. Sipas të dhënave financiare shihet se deri më 30 qershor depozitat e qytetarëve në këtë bankë kanë arritur vlerën prej 981 milionë euro, deri sa në anën kreditë e klientëve të bankës NLB kanë arritur vlerën prej 924 milionë euro.
Raiffeisen Bank – 18.1 milionë euro fitim për 6 muaj
Banka Raiffaisen Bank në bazë të fitimit që ka realizuar deri më 30 qershor të këtij viti llogaritet si banka numër dy me fitim më të lartë në Kosovë, por sa i përket volumit të depozitave kjo ka vlerën më të lartë në raport me bankat tjera komerciale që operojnë në vendin tonë. Siç raporton Front Online sipas të dhënave financiare të bankës deri më 30 qershor të këtij viti profiti i pastër i bankës ka arritur në hiç më pakë se 18 milionë e 132 mijë euro, deri sa në anën tjetër depozitat e klientëve në këtë bankë kanë arritur vlerën në 1 miliardë e 185 milionë euro, deri sa vlera e kredive ka arritur në 976 milionë euro.
BKT 14,8 milionë euro fitim për 6 muaj
Bazuar në raportet financiare të bankave komerciale në vend shihet se BKT-ja është në vendin e tretë s i përket sigurimit të profitit neto gjatë gjysmës së parë të vitit 2024. Siç raporton Front Online bazuar në të dhëna zyrtare shihet se gjatë periudhës janar-qershor 2024 profiti neto i bankës ka arritur në 14,8 milionë euro. Deri në këtë periudhë kohore depozitat e qytetarëve në këtë bankë komerciale kanë arritur në 961 milionë euro, deri sa kreditë e qytetareve kanë arritur në 650 milionë euro.
ProCredit Bank – 13.6 milionë euro fitim për 6 muaj
Banka ProCredit sipas raporteve financiare të vetë bankës shihet se është banka e katërt që ka gjeneruar më së shumti profit gjatë periudhës janar-qershor 2024. Siç raporton Front Online sipas të dhënave shihet se gjatë kësaj periudhë profiti i bankës ka arritur në 13.6 milionë euro, depozitat e qytetareve kanë arritur në 954 milionë euro, deri sa kreditë e klientëve të kësaj banka kanë arritur në 817 milionë euro.
TEB Bank fitoi 13 milionë euro për 6 muaj
Gjithnjë bazuar në raportet financiare të bankave shihet se banka TEB shihet se gjatë periudhës janar-qershor 2024 profiti neto i kësaj banke në Kosovë ka arritur në 13 milionë euro. Siç raporton Front Online gjatë kësaj periudhe kohore depozitat e qytetareve në këtë bankë kanë arritur në 738 milionë euro, deri sa kreditë e klientëve të bankës kanë arritur vlerën në 669 milionë euro.
Banka Private e biznesit për 6 muaj i fitoi 5,7 milionë euro
Banka Private e Biznesit bazuar në të dhënat financiare të vetë bankës shihet se zë vendin e 6 në Kosovë sa i përket profitit të siguruar gjatë periudhës janar-qershor 2024. Gjatë kësaj periudhe kjo bankë komerciale ka arritur të krijoj një profit neto prej hiç më pakë se 5.7 milionë euro, raporton Front Online. Gjithnjë duke u bazuar në të dhëna financiare të bankës shihet se gjatë kësaj periudhe kohore depozitat e qytetareve në këtë bankë kanë arritur në 439 milionë euro, deri sa kreditë e qytetareve në këtë bankë kanë arritur 370 milionë euro.
Banka Ekonomike i fitoi 5 milionë euro për 6 muaj
Bazuar në të dhënat zyrtare financiare të vetë bankës shihet se Banka Ekonomike gjatë periudhës janar-qershor 2024 ka arritur të krijoj një profit të pastër prej hiç më pakë se 5,1 milionë euro, raporton Front Online. Gjatë kësaj periudhe kohore sipas të dhënave zyrtare shihet se depozitat e qytetareve në këtë bankë kanë arritur në 584 milionë euro, deri sa kreditë e qytetareve në Bankën Ekonomike deri më 30 qershor të këtij viti kanë arritur në 472 milionë euro.
Ziraat Bank për 6 muaj fitoi vetëm 585 mijë euro
Ziraat Bank sipas të dhënave financiare të vetë bankës të publikuara shihet se gjatë periudhës janar-qershor 2024 ka arritur të krijoj një profit neto prej vetëm 585 mijë euro, raporton Front Online. Gjithnjë bazuar në të dhëna zyrtare të vetë bankës shihet se deri më 30 qershor depozitat e qytetareve në këtë bankë kanë arritur në 90 milionë euro, deri sa kreditë në 100 milionë euro.
Ish Bank vetëm 463 mijë euro fitim për 6 muaj
Banka turke Ish Bank sipas të dhënave financiare të publikuara nga vetë banka shihet se gjatë periudhës janar-qershor 2024 ka arritur të krijoj një profit neto prej vetëm 463 mijë euro, raporton Front Online. Gjithnjë bazuar në raport financiare shihet se depozitat e qytetareve në këtë bankë deri më 30 qershor kanë arritur në 73 milionë euro, deri sa kreditë e klientëve të bankës kanë arritur në 77 milionë euro.
Credins Bank mbyll 6 mujorin e 2024 me 102 mijë euro humbje
Credins Bank sipas të dhënave financiare të publikuar nga vetë banka shihet se gjashtëmujorin e parë të vitit 2024 e ka mbyll me 102 mijë euro humbje financiare, raporton Front Online. Deri më 30 qershor depozitat e qytetareve në këtë bankë kishin kapur vlerën prej 53 milionë euro, deri sa në anën tjetër kreditë e klientëve të bankës kanë arritur vlerën prej 61 milionë euro.
Pri Bank mbyll 6 mujorin e 2024 me 374 mijë euro humbje
Pri Bank një banë e re e cila së fundi është futur në tregun financiar në Kosovë sipas të dhënave financiare të vetë bankës gjashtëmujorin e parë të 2024 e ka mbyllur me një bilanc negativ prej 374 mijë euro, raporton Front Online. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga banka shihet se gjatë periudhës janar-qershor 2024 depozitat e qytetareve në këtë bankë kanë arritur në 74 milionë euro, deri sa në anën tjetër kreditë ndaj qytetareve kanë arritur vlerën në 65 milionë euro.
/FrontOnline/