Fisnik Syla është ish bashkëshorti i Fjolla Morinës, e që merr vëmendje të madhe edhe pas ndarjes së tyre.
Së fundi, ai ishte i ftuar në një emision për RTV ORA, ku ka shpalosur detaje të shumta.
Mes të tjerash ai u pyet edhe se çfarë mendon për ish-bashkëshorten këngëtaren Fjolla Morina, për të cilën u shpreh thjeshtë: E shkuar e harruar.
E se a ka mundësi ribashkimi me të, Fisniku tha se një gjë e tillë është e pamundur, teksa u shpreh: Një gotë që s’thyhet, nuk mund të kthehet siç ishte.
“Unë nuk vuaj për një njeri që nuk ta di vlerën dhe i bie pishman pastaj, është gjithçka me vonesë. Ne bricjapët kemi pak kokën e fortë kështu që nuk ka shanse për kthim”, u shpreh mes të tjerash Fisniku duke e përmbyllur këtë temë.
Pjesë i bisedës ishte edhe një propozim publik që biznesmeni nga Gjilani ia kishte bërë kryeministrit Albin Kurti për tejkalimin e krizës ekonomike.
“Kaq shumë para ke sa për të ndihmuar një shtet?”, u pyet ai nga gazetari.
“Unë e them gjithmonë që për milionin e parë s’mund të tregoj se si e kam bërë por për të gjitha të tregoj në detaje. Atë e kam thënë në një formë solidarizimi që nëse hapet një fond, unë do jem shqiptari i parë që kontribuoj me një shumë të madhe në Kosovë”, ka thënë biznesmeni Syla.
Përndryshe Fjolla Morina dhe Fisniku i dhanë fund lidhjes së tyre në prill të këtij viti dhe që atëherë më nuk kanë pasur kontakt.