Kohëve të fundit është raportuar në media ndërkombëtare dhe është folur në rrjetet sociale për një fenomen të shpifur që thuhet se ekziston në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Sipas rrëfimeve të disa blogereve në Twitter dhe YouTube është komentuar se vajzat që bëhen të pasura me shitjen e trupit në Dubai, shpesh herë fitojnë shuma të majme duke plotësuar tekat makabre dhe të shpifura që njerëzit e pasur duan.
Ky fenomen i quajtur si “Dubai Porta Potty” është një dukuri sadizmi e shprehur nga persona me pushtet, të cilët në këmbim të parave kërkojnë nënshtrim çnjerëzor të femrave.
E duket se me të dëgjuar mbi këtë fenomen, ndjekës të shumtë kanë ofenduar disa prej femrave të famshme shqiptare me komente e mesazhe të shumta negative në rrjetet sociale.
Lidhur me këtë ka ironizuar së fundmi edhe ish-bashkëshorti i Fjolla Morinës, Fisnik Syla. Ky i fundit udhëton herë pas here drejt Dubait, nga ku poston foto të ndryshme.
Së fundmi, biznesmeni i njohur ka postuar në “Instastory” një video ku shfaqet i veshur si sheik, por vëmendjen më të madhe e ka marrë shkrimi që ai ka vendosur në të.
“Mos kini frikë me ardhë në Dubai sa të jetë El Sheik baba Fisnik. ‘Dubai Porta Potty’”, shkruan biznesimi në videon në fjalë, të cilin e shoqëron edhe me një emoji duke qeshur me lot.