×
  • Lajme
  • Lajme

    Fisnik Halimi: Jam pro shkëmbimit të territoreve, ajo do të ndodhë

    FrontOnline
    04 Nëntor 2019

    Analisti Finsik Halimi, ka thënë se për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi janë duke u bërë shumë lojëra.

    “Nëse e shohim se Matthew Palmer dhe Aleksandër Vuçiq nuk janë partner gabohemi rëndë. Gabohemi rëndë nëse mendojmë që ne jemi miq të amerikanëve dhe serbët janë armiq”, ka thënë Halimi, njofton Klan Kosova.

    Në Analizën Zgjedhore Halimi ka thënë se kaherë është shprehur pro shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë.

    “Kurti dhe garda e ekspozuar e LDK po luajnë lojë të rrezikshme që t’i bishtnojnë SHBA-të me shpresën që zoti Trump do t’i humb zgjedhjet. Është një fjali e përsëritur shpesh nga Palmer ‘që SHBA-të kanë urgjencë dhe çështja është gjeopolitike’, atëherë ne kemi një Qeveri në ardhje që do të bëjë gabim fatal”.

    “Me SHBA nuk jemi vëllezër e motra, por partner të pabarabartë. SHBA kanë prishur partneritet që prej Venezuelës, Afganistanin e kanë çliruar dhe pastaj e kanë bombarduar. Duhet parë seriozisht këtë punë. SHBA po e përmbyll gjeografinë, po krijon mezhdat e veta. Unë preferoj shkëmbim territoresh, mos të bëhet, por le të mbyllet marrëveshja sepse ne po pësojmë në pafundësi. Është në lojë, ajo do të ndodhë”.

    Halimi ka thënë se marrëveshja është e mundur nëse bëhet me ndarje etnike.

    “Kemi pasë përafrim, besoj se ajo marrëveshja ka kaluar, nuk ka këtu opsione tjera. Liria na varet direkt nga prania amerikane. Kush na garanton neve që nesër Serbia nuk bëhet pjesë e NATO-s? Nëse Serbia e tradhton Rusinë kësaj radhe e tradhton në shpinën tonë”.

    “Pavarësia nuk është e përjetshme, ndodh okupimi që habitesh. Siria ka qenë me paqen më të qëndrueshme në rajon, në Ukrainë kanë ndërruar gjërat. Nëse dikujt i ngutet jemi ne dhe e kemi opsionin që po kalon nëpër parime nacionaliste. Shkëmbimi i territoreve do të ndodhë”.

    Nga Rubrika
    Lajme06 Janar 2025
    Rinor Qehaja, drejtor i Institutit ‘ED Guard’, ka ndarë mendimet e tij mbi faktorët që po ndikojnë në rënien e numrit të...
    Lajme06 Janar 2025
    Ish-zëvendësministri i Arsimit dhe njohësi i arsimit, Xhavit Rexhaj, për FrontOnline, ka dhënë një analizë të hollësishme mbi rënien e numrit të...
    Lajme06 Janar 2025
    Në anën tjetër njohës të fushës, por edhe profesor të Universiteteve Publike thonë se në konkurset e shpallura nuk po plotësohet numri...
    Të tjera
    Sport06 Janar 2025
    Mesfushori nga Kosova me shtetësi zvicerane, Granit Xhaka, është shpallur si “Lojtari më i vlefshëm”  i vitit në Zvicër. Ky çmim iu...
    Lajme06 Janar 2025
    Gjatë vitit akademik 2023/2024, numri i studentëve të regjistruar në kolegjet private në Kosovë ka tejkaluar atë të studentëve të regjistruar në...
    Lajme06 Janar 2025
    Me rastin e përfundimit të festave të fundvitit, një numër i madh i mërgimtarëve kanë nisur të kthehen në vendet evropiane, ku...
    Lajme06 Janar 2025
    Të hënën moti mbi Kosovë do të mbajë kryesisht me diell. Gjatë ditës parashihet të ketë dhe vranësira të pakta. Sipas Institutit...
    Lajme06 Janar 2025
    Sot do të hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për zgjedhjet e 9 shkurtit.Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,...
    Lajme05 Janar 2025
    Më 5 janar 2025, në orën 23:12 sipas kohës lokale, është regjistruar një tërmet me magnitudë 2.8 në rajonin kufitar mes Kosovës,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.