×
  • Sport
  • Sport

    Fisnik Asllani vazhdon shkëlqimin me Elversberg, sulmuesi i Kosovës shënoi dy gola ndaj Hamburgut

    FrontOnline
    26 Tetor 2024

    Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani ka shkëlqyer sot (e shtunë) me ekipin e tij Elversberg në Bundesliga 2, duke shënuar dy gola ndaj Hamburgut.

    Elversberg ka fituar në shtëpi ndaj Hamburgut me rezultat 4-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Bundesliga 2.

    Më meritori në fitoren e vendasve ishte padyshim sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, i cili shënoi dy gola.

    Goli i parë i sulmuesit shtatlartë erdhi në minutën e 40-të të ndeshjes për të barazuar rezultatin në 1-1.

    Asllani nuk u ndal as në pjesën e dytë, pasi në minutën e 53-të shënoi golin e dytë personal për epërsinë 2-1 të ekipit të tij, gol i cili rriti motivin e skuadrës drejt fitores.

    Pas këtyre dy golave, Asllani ngjitet në listën e golashënuesve duke qëndruar në pozitën e katërt me 6 gola dhe 3 asistime deri tani. /Telegrafi/

    Nga Rubrika
    Sport26 Tetor 2024
    Dukagjini i Klinës e ka ndalur në barazim kampionin e tri edicioneve të fundit në Kosovë, Ballkanin. Dukagjini dhe Ballkani të shtunën...
    Sport26 Tetor 2024
    Në kuadër të javës së dhjetë të Albi Mall Superligës në Kosovës sot pritet të zhvillohen dy ndeshje goxha të forta. Bëhet...
    Sport26 Tetor 2024
    Paris Saint-Germain janë këmbëngulës në synimin e tyre për të mos paguar Mbappes 55 milionë eurot që kërkon. Klubi francez shkoi në...
    Të tjera
    Lajme26 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin austriak, Aleksandër van der Bellen, për `Ditën Kombëtare të Austrisë`. Osmani në një postim...
    Bota/Rajoni26 Tetor 2024
    (Radio Evropa e Lirë) – Hetimi ndaj ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, i cili u arrestua më 21 tetor nën akuzat për korrupsion,...
    Lajme26 Tetor 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka dënuar sulmin fizik që ka ndodhur ndaj kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend...
    Vip26 Tetor 2024
    Mevlani gjatë bisedës me Rezin I ka thënë se poulli i Kosovës e ka dashur gjithmonë. Në një moment, ai i tha...
    Lajme26 Tetor 2024
    Oda Ekonomike e Kosovës ka dënuar sulmin fizik ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri. Përmes një reagimi, Oda Ekonomike e Kosovës shpreh...
    Sport26 Tetor 2024
    Dukagjini i Klinës e ka ndalur në barazim kampionin e tri edicioneve të fundit në Kosovë, Ballkanin. Dukagjini dhe Ballkani të shtunën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.