×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Fiq të freskët, ja pse duhen konsumuar herët në mëngjes

    FrontOnline
    14 Qershor 2024

    Koha më e mirë për të ngrënë fiq është në mëngjes në mënyrë që ata të mund të pastrojnë sistemin tuaj të tretjes gjatë gjithë ditës.

    Pastrimi i sistemit tretës është një nga veçoritë më unike të këtyre frutave të ëmbël të verës.

    Fiqtë janë nga frutat më të shkëlqyera për shëndetin e mëlçisë. Ata kanë një nivel të lartë të alkaneve dhe prandaj ndihmojnë në rregullimin e pehashit të tretjes.

    Fiqtë janë të pasur me antioksidantë që parandalojnë dëmtimet e shkaktuara nga radikalët e lirë.

    Kur konsumohen në mëngjes, fiqtë qetësojnë organizmin, japin energji dhe ofrojnë vetëm ëmbëlsi natyrale, lehtësisht të përthithshme nga trupi i njeriut.

    Konsumimi i fiqve në mëngjes shërben edhe si rregullues dhe stabilizues i presionit të gjakut për aktivitetin e ditës në vijim.

    Falë përmbajtjes së lartë të kalçiumit dhe magnezit, fiqtë janë në gjendje të relaksojnë enët e gjakut duke siguruar mineralet e duhura për balancimin e elektroliteve.

    Sipas studimeve të cilave i referohet AgroWeb.org, fiqtë rekomandohen për t’u konsumuar herët në mëngjes edhe për të pasur fuqi dhe shëndet të mirë gjatë gjithë ditës, kjo falë fibrave, mineraleve dhe vitaminave që ata kanë.

    Fiqtë janë burim natyral i proteinës, fosforit, glukozës dhe kalçiumit.

    Ato janë të pasur edhe me vitaminat A, C, D dhe B të cilat janë thelbësore për lëkurën, kockat dhe shëndetin.

    Për shkak të këtij profili, fiqtë duhen vlerësuar si një ilaç fantastik.

    Në këtë artikull do të mësoni më shumë për vlerat dhe përfitimet që mund të merrni nga fiqtë e freskët dhe të thatë.

    Sëmundjet e zemrës dhe gurët në veshka

    Fiqtë janë të pasur me antioksidantë, vitaminë E, A dhe C.

    Antioksidantët eliminojnë radikalet e lira dhe parandalojnë sëmundjet e zemrës dhe gurët në veshka.

    Kocka të forta

    Fosfori, vitamina D dhe kalçiumi që gjenden tek fiqtë i bëjnë kockat më të forta.

    Një fik plotëson 3 për qind të nevojës ditore për kalçium.

    Duke e konsumuar atë çdo ditë mund të pakësoni rrezikun e shfaqjes së osteoporozës.

    Shëndeti i syve

    Vitamina A tek fiqtë përmirëson shëndetin e syve. Konsumoni 3-4 fiq në ditë për të ulur rrezikun e humbjes së shikimit si pasojë e moshës./AgroWeb.org

    Nga Rubrika
    Lifestyle31 Dhjetor 2024
    Viti 2025 pas pak orësh fillon , duke sjellë premtimin për fillime të reja dhe mundësi të reja Astrologjia na ofron një...
    Lifestyle31 Dhjetor 2024
    Gjeli i detit është një nga sfidat më të mëdha të një amviseje për menunë e vitit të ri. Me të, një...
    Lifestyle31 Dhjetor 2024
    Dy studime të reja të publikuara këtë vit kanë arritur në përfundimin se njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut...
    Të tjera
    Lajme31 Dhjetor 2024
    Në Prizren sonte ka ndodhur një shpërthim si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike. Kjo ka bërë që të përfshihen nga flakët...
    Lajme31 Dhjetor 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka sjellë atmosferën festive nga shtëpia e tij së bashku me familjen në festën e Vitit të...
    Lajme31 Dhjetor 2024
    Një incident i rëndë ka ndodhur pak para ndërrimit të moteve në qytetin e Prizrenit. Mediat locale kanë publikuar pamje të momentit...
    Vip31 Dhjetor 2024
    Fillimisht e tallën, e më pasë të gjithë u përgjigjën në pyetjet që ua parashtroi Rovena. Ajo pyeti Sarën nëse kishte menduar...
    Bota/Rajoni31 Dhjetor 2024
    Furnizimi i Evropës me gazin rus nëpërmjet Ukrainës përfundon më 1 janar, pasi kompania ukrainase Naftogaz refuzoi të rinovojë kontratën pesëvjeçare me...
    Bota/Rajoni31 Dhjetor 2024
    Në prag të ndërrimit të viteve, kryeministri Edi Rama, nga selia e qeverisë, ka uruar të gjithë shqiptarët kudo që janë për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.