[wp-story]

Sport

Finalja e parë mes Dritës dhe Istogut

Finalja e parë mes Dritës dhe Istogut
10:00 | 19 Prill 2021

Sot (e hënë) do të zhvillohet finalja e parë e “play-off”-it e Ligës së Parë në konkurrencën e meshkujve ndërmjet Dritës dhe Istogut, përcjell FrontOnline.

RC Cola Drita në gjysmëfinale kishte mundur dy herë Marigona Hill Prishtinën, kurse Istogu mundi 2:1 AS Prishtinën, ku është dashur të zhvillohet edhe takimi i tretë mes tyre.

Në edicionin e rregullt, gjilanasit kishin mundur dy herë istogasit, por takimet ishin vendosur në fund.

Skuadra që shënon dy fitore do të shpallet kampione e Ligës së Parë dhe do të inkuadrohet direkt në Superligë, kurse finalisti në “Play-off” do të përballet me Trepçën që kishte përfunduar e shtata në Superligë për një vend në edicionin e ardhshëm në garat e elitës.

Ndeshja Drita – Istogu do të zhvillohet të hënën nga ora 17:00./FrontOnline/

Kush ështe kosovari THE VICTOR që synon tregun e jashtëm? (video)

Të tjera