×
  • Vip
  • Vip

    Finalja e madhe e BBV- Ledion Liço zbulon detaje nga përgatitjet e fundit: Një koncert…

    FrontOnline
    16 Prill 2025

    Më 19 Prill është finalja e reality show-t më të madh në Shqipëri, Big Brother VIP Albania, e cila premton surpriza për publikun.

    Gjithçka po bëhet gati për spektaklin që premton të jetë një ngjarje e madhe televizive e cila shikohet kudo ku ka shqiptarë.

    Moderatori i Big Brother VIP, Ledion Liço zbuloi gjatë edicionit informativ në Top Channel disa detaje nga përgatitjet për finalen e madhe.

    Ai u shpreh se do të jetë një koncert i vërtetë 6 orësh me këngë, performance dhe surpriza.

    “Përgatitjet në këtë fazë që jemi janë të tilla që ke një listë të gjatë që duhet të bësh, e cila vetëm shtohet, ndryshon, evoluon. Po kalojmë mirë, natyrisht me pak orë gjumë, me shumë orë lodhje dhe djersë. Shpresoj që moti të mbajë se ndryshe nga herët e tjera jemi pak të prekur nga kushtet atmosferike, jo se s’kemi qenë herët e tjera, por këtë vit kemi hapur dy studio, edhe për publikun që do të vijë të shohë programin këtu, ne jemi pikërisht në atë që do të quhet studio dy, është një studio me tavan qiellin, varemi pak nga moti. Me shpresë që nuk do të ketë re do të jemi nën çatinë e yjeve, yje poshtë, yje lart, yje gjithandej.

    Do të ketë shumë surpriza, ajo që do të ndodhë ndryshe nga edicionet e mëparshme është se surprizat s’do të kenë domosdoshmërisht lidhje vetëm me finalistët, do të ketë performanca dhe pjesëmarrje të artistëve të njohur dhe jo vetëm. Do të ketë surpriza shumë të bukura me pjesëmarrje të njerëzve të njohur dhe të panjohur që do të jenë qershia mbi tortë në udhëtimin e gjatë të katërt fatlumëve që vijojnë të janë afër nesh.

    E kemi konceptuar pjesën jashtë, në edicionet e kaluara thuhej emri i fituesit, në një hapësirë ku njerëz që duan ta shijojnë nga më afër programin, jo nga rehatia e shtëpisë apo vendit ku mblidhen me miqtë dhe familjarët, ta bëjnë pikërisht këtu. Në botë ekziston kjo ideja që gjenerata Z e quan ‘viewing party’, një mbledhje ku ti shikon një program, por jo vetëm aq, këtu do të ketë performance muzikore, të cilat do ta kthejnë gjithë këtë në një koncert të vërtetë 6 orë, fatmirësia jonë këtë edicion është se kishim artistë të jashtëzakonshëm, kemi patur edicionin me më shumë artistë të cilët kanë prodhuar këngë brenda apo sapo kanë dalë nga shtëpia e BBV, hitet e të gjithë këtij sezoni do të këndohen dhe përcillen me dashuri nga i gjithë publiku i cili vjen nga gjithandej, kam dërguar për organizime nga qytete të Shqipërisë, por edhe nga Kosova është duke ndodhur e njëjta gjë për të ardhur për të parë, fatmirësisht vendi mban, por biletat janë të reduktuara, vendi është i madh, por jo aq i madh.

    Biletat mund t’i gjeni lehtësisht online, çdo gjë ka kaluar online tani, nëse jeni akoma me të vjetrën dhe doni ta merrni biletën fizikisht janë dy vendndodhje, zyrat në Kashar dhe Arena Center. Praktikisht është e lehtë për të marrë, bileta ka një çmim simbolik, qëllimi është të mblidhemi së bashku jo vetëm ne që kemi jetuar çdo ditë me këtë përvojë, por jam i bindur që publiku për çdo banor është kthyer në një tifoz të jashtëzakonshëm dhe tifozeria këtë vit ka qenë një ndër më të mirat e të gjitha edicioneve”, tha Liço./Insajderi

    Nga Rubrika
    Vip10 Maj 2025
    Ish-konkurrentja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Drenusha Latifi ka treguar se si po e kalon këtë fundjavë. Nga...
    Vip10 Maj 2025
    Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari ka brë një deklaratë të bujshme në faqen e saj të Instagramit. Ajo ka thënë se...
    Vip10 Maj 2025
    Ish-finalistja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu ka bërë një paraqitje joshëse së fundmi. E veshur me...
    Të tjera
    Lajme10 Maj 2025
    Hajrulla Çeku, ka reaguar në lidhje me suksesin e Uta Ibrahimit pasi që kjo arriti ta përmbyllë ngjitjen në 14 majat më...
    Lajme10 Maj 2025
    Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka bërë të ditur se alpinistja shqiptare Uta Ibrahimit është ngjitur në majën Kanchenjunga duke përmbyllur kështu...
    Bota/Rajoni10 Maj 2025
    Strukturat e posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Posaçme...
    Kronika10 Maj 2025
    Inspektorati Policor i Kosovës, respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar sot një zyrtar policor me dyshimin se i...
    Vip10 Maj 2025
    Ish-konkurrentja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Drenusha Latifi ka treguar se si po e kalon këtë fundjavë. Nga...
    Bota/Rajoni10 Maj 2025
    Një nga vullkanet më aktivë nënujorë në botë, Axial Seamount, i vendosur rreth 400 kilometra larg bregut të Oregonit dhe 1.4 kilometra...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.