Finalja e Ligës së Kampionëve mund të luhet në Portugali, kanë raportuar sot mediet ndërkombëtare.
Ndeshja mes Chelseat dhe Manchester Cityt do të zhvendoset nga Stambolli shkaku i kufizimeve të udhëtimeve nga Anglia në Turqi, shkruan FrontOnline.
Qyteti nikoqir i finales nuk është caktuar ende, dhe përveç Portugalisë, edhe “Wembley” është përmendur si një mundësi.
Portugalia është gjithashtu një destinacion i mundshëm për shkak se tifozët mund të udhëtojnë dhe ta ndjekin ndeshjen.
Stadiumet e mundshme për këtë finale janë në Porto dhe në Lisbonë.
Ndryshe, finalja e Ligës së Kampionëve zhvillohet më 29 maj./FrontOnline/