×
  • Lajme
  • Lajme

    Finalizohet projektligji për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

    FrontOnline
    21 Nëntor 2024

    Qeveria e Kosovës ka njoftuar se është finalizuar Projektligji për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030 dhe se do të procedohet për votim në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë.

    Kjo është bërë e ditur pas një takimi që ka zhvilluar kryeministri Kurti, përfaqësues të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komitetit Olimpik të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës, si dhe përfaqësues të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë.

    “Sipas këtij projektligji, Komiteti Organizativ do të udhëheqë me projektin më të madh sportiv në historinë e Republikës së Kosovës. Ai do të përbëhet nga ministra të Qeverisë, përfaqësues të Kuvendit të Republikës, Komitetit Olimpik të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës, nën udhëheqjen e Kryeministrit në cilësinë e kryesuesit të Bordit Ekzekutiv të Komitetit Organizativ për Lojërat Mesdhetare, Prishtina 2030”, thuhet në komunikatë.

    Kryeministri Kurti dhe zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani falënderuan Sekretarin e Përgjithshëm të ICMG-së, Iakovos Filippousis për mbështetjen e vazhdueshme, ndërsa Komitetin Olimpik të Kosovës dhe Komunën e Prishtinës për kontributin e dhënë dhe përkushtimin e treguar.

    Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, do jenë ngjarja më e madhe sportive në histori të vendit, që përmes investimeve do të kontribuojë drejtpërdrejt në përmirësimin dhe avancimin e infrastrukturës sportive, kurse përmes mikpritjes në përfaqësimin dhe promovimin ndërkombëtar të republikës sonë.

    Lojërat Mesdhetare 2030 do të shtrihen në disa komuna të vendit tonë dhe në qytetin e Durrësit të Republikës së Shqipërisë.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Janar 2025
    Pas kërkesës së Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, qarkullimi i veturave në pikën kufitare të Jarinës të mërkurën ishte shumë i ulët....
    Lajme29 Janar 2025
    Zyra e presidentes, Vjosa Osmani, njofton se bazuar në kompetencat kushtetuese dhe ligjore, presidentja ka nënshkruar sonte dekretin me të cilin të...
    Lajme29 Janar 2025
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në orët e mëngjesit, ndërsa dita do të vijojë me diell dhe...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202529 Janar 2025
    Kandidati për deputet, Elmi Recica, ka takuar të rinjt e Gackës. Postimi i tij; Takim tejet i veçantë në Gaçkë të Ferizajt...
    Zgjedhjet 202529 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica ka vizitur Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Gjilan, ku është...
    Zgjedhjet 202529 Janar 2025
    Bernard Nikaj, kandidat i PDK-së për deputet, në emisionin “Debat Plus” në Rtv Dukagjini, ka thënë se Bedri Hamza duhet të jetë...
    Bota/Rajoni29 Janar 2025
    Tre vjet e gjysmë burgim dhe tetë vjet dëbim nga Zvicra. Kaq i kushtoi një kosovar një incident i ndodhur në shtator...
    Zgjedhjet 202529 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK, Ramë Vataj, ka takuar sonte banorët e fshatit Maqitevë. Ai ka thënë se ky fshat ka dhënë...
    Lajme29 Janar 2025
    Ekipi i mirëmbajtjes nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka ndërhyrë në rrugën “P. N. Luarasi” në Gjakovë, për debllokimin e kanalizimit,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.