×
  • Sport
  • Sport

    Finalizohet projektligji për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

    FrontOnline
    20 Nëntor 2024

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në një takim të përbashkët përfaqësues të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komitetit Olimpik të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës, si dhe përfaqësues të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë.

    Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se temë qendrore e diskutimit të tyre ishin përgatitjet dhe hapat e mëtutjeshëm për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.

    Në këtë takim u kumtua lajmi për finalizimin e Projektligjit për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, i cili do të procedohet për votim në mbledhjen e radhës të Qeverisë.

    “Sipas këtij projektligji, Komiteti Organizativ do të udhëheqë me projektin më të madh sportiv në historinë e Republikës së Kosovës. Ai do të përbëhet nga ministra të Qeverisë, përfaqësues të Kuvendit të Republikës, Komitetit Olimpik të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës, nën udhëheqjen e Kryeministrit në cilësinë e kryesuesit të Bordit Ekzekutiv të Komitetit Organizativ për Lojërat Mesdhetare, Prishtina 2030”.

    “Kryeministri Kurti dhe zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani falënderuan Sekretarin e Përgjithshëm të ICMG-së, Iakovos Filippousis për mbështetjen e vazhdueshme, ndërsa Komitetin Olimpik të Kosovës dhe Komunën e Prishtinës për kontributin e dhënë dhe përkushtimin e treguar”, thuhet në komunikatë.

    Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, do jenë ngjarja më e madhe sportive në histori të vendit, që përmes investimeve do të kontribuojë drejtpërdrejt në përmirësimin dhe avancimin e infrastrukturës sportive.  Këto lojëera do të shtrihen në disa komuna të vendit tonë dhe në Durrës të Shqipërisë.

    Nga Rubrika
    Sport25 Dhjetor 2024
    Mesfushori i Chelseat, Cole Palmer, zgjodhi Lionel Messin përpara Cristiano Ronaldos në një intervistë në fillim të këtij viti. 22-vjeçari ka qenë...
    Sport25 Dhjetor 2024
    Futbollisti i njohur i Interit dhe kampioni i botës, Benjamin Pavard, ka vizituar së fundmi Kosovën, duke kaluar disa ditë në Gjakovë...
    Sport25 Dhjetor 2024
    Sulmuesi i shumëkritikuar sivjet, Kylian Mbappe, ka thënë që askush te Real Madridi nuk do të pishmanoset për transferimin e tij. “Askush...
    Të tjera
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Një mërgimtar teksa nuk i kursente duartrokitjet për kryeministrit Albin Kurti, pati edhe ankesa për rrymë. Mërgimtari i cili kishte ardhur qe...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Doarsa Kica Xhelili, ka deklaruar se vetingu duhet të bëhet. Sipas saj, kjo temë duhet të...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Azemi ka dalë në terren në Ferizaj, qytet që po përballet me...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Komuna e Jonikut ka instaluar sot kamerat publike në qytet. Këtë e bëri të ditur, kryetari i kësaj komune, Ruzhdi Shehu. Ai...
    Sport25 Dhjetor 2024
    Futbollisti i njohur i Interit dhe kampioni i botës, Benjamin Pavard, ka vizituar së fundmi Kosovën, duke kaluar disa ditë në Gjakovë...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka kritikuar Qeverinë për subvencionet ndaj pensionistëve dhe fëmijëve, duke e cilësuar si...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.