Është finalizuar sot drafti i ligjit për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.
Kështu ka njoftuar zëvendësministrja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani.
Osmani falënderoi Komitetin Olimpik të Kosovës dhe Komunën e Prishtinës për kontributin e dhënë në realizimin e draft-ligjit.
Reagimi i plotë i Daulina Osmanit, pa ndërhyrje:
Sot finalizuam draftin e ligjit për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.
Qeveria e Republikës së Kosovës, Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Komuna e Prishtinës, përmes një ndërmarrjeje të madhe e të përbashkët, do jenë pjesë e Komitetit Organizativ të Lojërave Mesdhetare.
Dokumenti do të përcjellet për votim në mbledhjen e radhës të Qeverisë dhe do të procedohet tutje për vlerësim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Falenderoj shumë ICMG-në për mbështetjen, ndërsa Komitetin Olimpik të Kosovës dhe Komunën e Prishtinës për kontributin e dhënë.
Falenderime të përzemërta për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë dhe Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar për bashkëpunimin dhe mbështetjen e tyre në këtë proces.