Rusia po fillon programin e saj të vaksinimit në spitalet e Moskës. Fillimisht do të vaksinohen moshat që janë më të rrezikuara nga virusi COVID-19.
Sputnik V është vaksina që do të përdoret, njofton Klan Kosova.
Zbuluesit e saj thonë se është 95% efektive dhe nuk shkakton efekte anësore të mëdha, por ende po kalon testimin masiv.
Mijëra njerëz janë regjistruar tashmë për të marrë dozën e parë nga dy sa duhet marrë, por është e paqartë se vaksina sa mund të prodhojë Rusia.
Prodhuesit pritet të bëjnë vetëm dy milionë doza të vaksinës deri në fund të vitit.
Kryetari i Moskës Sergei Sobyanin, i cili njoftoi për procesin e vaksinimit më parë gjatë javës, tha se ajo u ofrohej njerëzve që punonin në shkolla dhe shërbimit shëndetësor, si dhe punonjësve socialë.