Ka filluar takimi ndërmjet kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për Kryeministër të vendit, Albin Kurtit dhe u.d të presidentes, Vjosa Osmani me kryetarin në detyrë të PDK-së, Enver Hoxhaj dhe nënkryetarin Uran Ismajli, raporton Front Online.
Ky takim është thirrur me qëllim të dakordimit për formimin e institucioneve pas certifikimit të zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Gjatë ditës, Kurti dhe Osmani do të takohen edhe me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, ndërsa takimi me të parin e LDK-së nuk dihet se kur do të mbahet pasi që dje Abdixhiku ka propozuar që ky takim të mbahet të premten.