Ka filluar takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, me përfaqësuesit e Telekomit të Kosovës, raporton portali Front Online.
Sipas burimeve të portalit Front Online brenda Qeverisë gjatë takimit do të diskutohet për gjendjen e krijuar në Telekom pas bllokimit të llogarive nga kompania private Dardanfon.
Në takimin i cili është duke u zhvilluar në platformën online po merr pjesë edhe ministri i Ekonomisë dhe Zhvillimit, Blerim Kuçi.
Ndërsa përfaqësuesi i sindikatës së punëtorëve të Telekomit, Lami Balaj, dje në një prononcim për Front Online, ka thënë se lidhur me gjendjen e krijuar në këtë ndërmarrje do të dalin me një qëndrim zyrtar për hapat që do ti marrin si sindikatë.