Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar shpërndarjen e materialit të ndjeshëm zgjedhor nëpër qendrat e votimit.
Ky material do të përdoret nesër në zgjedhjet parlamentare të Kosovës.
Për sigurinë e materialit po përkujdeset Njësia Speciale e Policisë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se të dielën do të hapen 888 qendra të votimit me gjithsej 2 mijë e 382 vendvotime në tërë Kosovën.
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që pritet të mbahen nesër do të marrin pjesë 28 subjekte politike, prej tyre 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare.