Ka nisur me gjysmë ore vonesë seanca për konstituimin e legjislaturës së tetë, ku pritet të zgjidhen kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit.
Sipas njoftimit të administratës së Kuvendit, pikë e parë do të jetë formimi i komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve, për t’u pasuar me betimin e deputetëve.
Seanca konstituive do të përmbyllet me zgjedhjen e kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit.
Ndërkaq, një proces votimi zhvillohet në pako për nënkryetarët e propozuar nga partitë e komunitetit shumicë, kurse votimi i dytë bëhet për dy nënkryetarët e tjerë – atë serb dhe nënkryetarin që propozohet nga komunitetet e tjera jo serbe, shkruan Front Online
E, votimi për kryetarin e Kuvendit bëhet veçmas. E drejta e propozimit të kandidatit i takon partisë fituese dhe ai pritet të jetë Glauk Konjufca nga Vetëvendosje. Nuk dihet nëse edhe Qeveria do të votohet të hënën.
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/4335602279800802