Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka filluar Projekti për përzgjedhjen e mjekut familjar brenda zonës së banimit, në tërë territorin e vendit, raporton Express.
Në njoftimin e MSH’së thuhet se projekti do të zgjasë 100 ditë, derisa projekti i plotë pritet të përfundojë deri në fund të vitit 2025.
Ministria thotë se ky plan ka për qëllim krijimin e një liste të saktë të banorëve dhe pacientëve për mjekët familjarë, duke u fokusuar në një organizim më efektiv të shërbimeve shëndetësore.
“Poashtu, krijimi i kësaj liste do të lehtësojë identifikimin e pacientëve me nevoja specifike shëndetësore, duke u mundësuar mjekëve të ndjekin nga afër historikun e tyre, për parandalim dhe trajtim më cilësor të sëmundjeve.