×
  • Lajme
  • Lajme

    Fillon procesi i deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik

    FrontOnline
    01 Mars 2021

    Sot ka filluar zyrtarisht procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, ku të gjithë zyrtarët e lartë publik janë të obliguar të bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

    “Me qëllim të zbatimit të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 01/51, për respektimin e masave të përgjithshme dhe specifike nga pandemia COVID-19, rekomandimeve të Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, deklarimi i rregullt vjetor i pasurisë do të behet nëpërmjet formës elektronike në email adresën [email protected], ndërsa formularët e deklarimit të pasurisë duhet të dërgohen të nënshkruar dhe skanuar nga ana e subjekteve deklaruese”, thuhet në njoftimin për media.

    Gjithashtu u theksua se Agjencia kundër Korrupsion ka dërguar njoftimin tek të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës (zyrtarët kontaktues për deklarimin e pasurisë) që të bëjnë deklarimin e pasurisë sipas afateve kohore të përcaktuara me Ligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave nga data 01 deri më 31 mars 2020.

    “Në njoftimin dërguar në Institucionet publike, Agjencia Kundër Korrupsion ka rikujtuar gjithashtu se mos- deklarimi i rregullt i pasurisë nga zyrtarët publik dhe mosrespektimi i ligjit nr. 04/L-050, si dhe ligjit nr. 04/L-228 për deklarimin e pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë publik, Agjencia kundër Korrupsionit do paraqesë kallëzim penal në pajtim me nenin 437 të Kodit Penal”.

    Për informata më të detajuara rreth subjekteve deklaruese dhe listës e zyrtarëve të cilët janë të obliguar ta bëjnë për deklarimin e pasurisë, ju lutemi, vizitoni ueb faqen zyrtare të AKK-së: https://www.akk-ks.org/.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Nëntor 2024
    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe deputetja Hykmete Bajrami, në Debat Plus ka treguar për një vendim të ministrit të Financave...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, lidhur me edukimin seksual në shkolla, ka theksuar se dokumentet dhe doracakët përkatës nuk janë miratuar gjatë...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Gjenerali amerikan, Wesley Clark thotë Shqipëria ka sukses në zhvillimin ekonomik, teksa sipas tij, Kosova mund të bëjë më shumë. Clark u...
    Të tjera
    Lajme13 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, lidhur me edukimin seksual në shkolla, ka theksuar se dokumentet dhe doracakët përkatës nuk janë miratuar gjatë...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Gjenerali amerikan, Wesley Clark thotë Shqipëria ka sukses në zhvillimin ekonomik, teksa sipas tij, Kosova mund të bëjë më shumë. Clark u...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Ferid Agani nga Lista për Familje ka thënë se është kundër edukatës seksuale në shkolla me këtë model të MAShT-it. Agani në...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci po bënë hajgare me deklarata se ”1 mijë ushtarë...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani është takuar sot në Prishtinë me presidenten Vjosa Osmani, me të cilën shkëmbyen mendime për situatën...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar për takimin me fermerët nga Prishtina, për të cilët ka thënë se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.