Ministria e Bujqësisë ka njoftuar se sot ka nisur ekzekutimi i pagesave për fermerët përfitues të Programit për Pagesa Direkte.
Sipas njoftimit, janë 3.8 milionë euro që të ndahen për 396 fermerë përfitues.
“Mirëmëngjes fermerë të vyer e punëtorë! 3,8 milionë euro për 3906 fermerë përfitues! Fillon ekzekutimi i pagesave për fermerët përfitues të Programit për Pagesa Direkte / Subvencione 2024!”, thuhet në njoftim.