Komuna e Prishtinës ka filluar me ekzekutimin e mjeteve financiare për të gjithë qytetarët e saj që kanë aplikuar pasi kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.
Sipas njoftimit të komunës, rastet me PCR janë marrë në listat e IKSHP-së dhe klinika private të licencuara nga Ministria e Shëndetësisë, kurse rastet e konfirmuara me testet serologjike dhe rapide janë marrë nga Qendrat e Mjekësisë Familjare.
Nga komuna, tutje thuhet se sot do ekzekutohen mjetet për 6,704 aplikues.