×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Fillon aplikimi për 10 përqindëshin, jo gjithçka shkoi siç ishte paraparë

    FrontOnline
    11 Dhjetor 2020

    U tha se gjithçka do të jetë gati tëpremten në orën 15:00.

    Madje, u bë e ditur se nga kjo orë qytetarët do të mund të aplikojnë për tërheqjen e 10% të kursimeve në Trust.

    Por, siç duket kjo matematikë e personave të përfshirë në këtë çështje nuk shkoi ashtu siç ishte paraparë.

    Kjo, për shkak që ueb-faqja e Trustit nuk ishte aktive në orën 15:00 ashtu siç ishte paralajmëruar.

    Por, edhe para kësaj kohe kjo ueb-faqe kishte problem për tu kyçur në të.

    Zëdhënësi i Trustit Pensional të Kosovës, Jeton Demi, ka mohuar se ueb-faqja trusti10.org, nuk është duke punuar.

    Ai tha se faqja duhet të testohet në orën 15:00, ndërsa tha se lansimi do të bëhet në atë kohë.

    E, pavarësisht kësaj kjo faqe dështoi edhe në orën 15:00.

    Për disa minuta qytetarët të cilët kanë kursime nuk kanë mundur ta hapin ueb-faqen.

    Zyrtaret e Trustit pas kësaj thanë se faqja e re e Trustit është e paqasshme për aplikim për shkak që, ka pasur tentativa për sulme kibernetike.

    Zëvendësdrejtori i Trustit, Agron Krasniqi, tha se ishte paraparë që në ora 15:00 të fillojë aplikimi por pas tentativave për sulme kibernetike faqja ka qenë e paqasshsme.

    U, deshtë të kalojërreth gjysmë ore pas orës 15:00 që qytetarët të kenë mundësi që të aplikojnë për 10 përqindëshin.

    E, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti të martën kishte deklaruar se në ditën e premte nga ora 15:00 do të hapet ueb-faqja për aplikim për tërheqjen e 10 përqindëshit nga Fondi i Kursimeve Pensionale.

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 72 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, të premten e kaluar kanë votuar në lexim të dytë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

    Pas miratimit, ky Ligj është dekretuar nga Zyra e Presidencës dhe ka hyrë në fuqi pas publikimit në Gazetën Zyrtare.

    Qeveria e Kosovës me ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale, parasheh kompensimin e mjeteve të tërhequra në vlerë nën 10 mijë euro.

    Aktualisht sipas Trustit, numri i përgjithshëm i kontribuueseve është 639 mijë e 264.

    Qytetarët e Kosovës, të cilët kanë aplikuar sot mjetet do t’i kenë në xhirollogaritë e tyre pas datës 23 dhjetor./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme05 Nëntor 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me udhëheqësit e UNICEF-it në Kosovë, ku tha se riafirmuan se e ardhmja e fëmijëve...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga Fondacioni Jahjaga, me temën “Avancimi i Rolit të Gruas, Paqes dhe Sigurisë”,...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Lideri i NISMA’s, Fatmir Limaj, në 4-vjetorin e arrestimit të Thaçit, Veselit e të tjerëve, thotë se lufta e UÇK’së është e...
    Të tjera
    Lajme05 Nëntor 2024
    Ditën e mërkurë do të mbretëroj mot kryesisht me diell, herë herë kalojnë vransira shtresore të larta. Orëve të mëngjesit sërish priten...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka thënë se vendi është në krizë të jashtëzakonshme dhe sipas tij, këto janë rezultate të keqqeverisjes...
    Bota/Rajoni05 Nëntor 2024
    Rindërtimi pas tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri ende është larg përmbylljes. Pas dhjetëra aftësh të shtyra, së fundmi qeveria ka vendosur...
    Bota/Rajoni05 Nëntor 2024
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dekretoi sot emërimin e Donika Hoxhës, si ambasadore të Shqipërisë në Kroaci. Ajo do të shërbejë gjithashtu...
    Bota/Rajoni05 Nëntor 2024
    Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po mbahen zgjedhjet. Qytetarët atje me votën e tyre do ta zgjedhin presidentin e 47, raporton...
    Vip05 Nëntor 2024
    Lela dhe Burimi kanë biseduar tema sensitive, teksa Atilla po i dëgjonte. Lela i tha Burimit se do të vijë një ditë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.