Spektakli i “Big Brother VipAlbania 2” tashmë ka startuar dhe banorët e shtëpisë janë familjarizuar me njëri-tjetrin dhe po zhvillojnë biseda nga më të ndryshme mes vete.
Një poezi e improvizuar në moment nga Luiz Ejlli, të cilën ia drejtoi Kiara Titos, ka nxitur zërat në shtëpi se ai ndoshta ka interes për të.
“Po s’më more do e djeg Big Brotherin krejt”, i tha Kiarës në fund të poezisë, ndërsa banorët shpërthyen në të qeshura. Por, disa të tjerë, si Olta Gixhari dhe Amos, e kanë diskutuar dhe privatisht me Ejllin duke e ngacmuar.