Nga kjo mesjavë fillojnë ndeshjet e Kupës së Kosovës në basketboll te meshkujt.
Shorti ishte hedhur pas shtatë xhirove të zhvilluara sipas sistemit të Bergerit.
Përballja kryesore do të zhvillohet ndërmjet rivalëve të vjetër, Pejës dhe Sigal Prishtinës.
Takimet ndërmjet këtyre dy skuadrave gjithmonë kanë qenë interesante dhe kështu pritet edhe të mërkurën mbrëma. Po ashtu të mërkurën zhvillohet sfida ndërmjet Vëllaznimit dhe Golden Eagle Yllit.
Të enjten do të përballen Proton Cable Prizreni me Trepçën, si dhe Bora me Bashkimin.
Javën e ardhshme do të zhvillohen ndeshjet e kthimit, ku do të përcaktohet se kush do të kalojë në gjysmëfinale.
Në këtë edicion të kësaj gare, edhe gjysmëfinalet zhvillohen me sistem vajtje-ardhje, ndërsa finalja zhvillohet në shkurt të vitit të ardhshëm.