×
  • Lajme
  • Lajme

    Fillimisht tentoi ta godiste me veturë, e më pas shtiu dy pl’umba- Detaje të tjera tronditëse për policin në Pejë që u su’lmua me ar’më zjarri

    FrontOnline
    17 Dhjetor 2024

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin që sulmoi me armë zjarri policin pasditen e së martës pranë stacionit policor të Pejës.

    Siç thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, i dyshuari për veprat penale “vrasje e rëndë në tentativë” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” kishte tentuar ta godas me veturë policin, shkruan Insajderi.

    Siç e përshkruan Policia, zyrtari policor e ka shmangur atë, ku më pas nga dritarja e veturës i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

    Njoftimi i Policisë së Kosovës:

    Sot me datё 17.12.2024, rreth orёs 16:03, deri sa zyrtari Policor ishte duke kaluar zebrat nё rrugёn “ Mbreteresha Teutё”, “Përball Policisё”, ka ardhur njё veturё me targa vendore, duke tentuar ta godas me automjet zyrtarin Policor, zyrtari Policor iu ёshtё shmangur goditjes nga kjo veturë, i dyshuari gjatё levizjёs nga dritarja e automjetit ka shtёnё me armё zjarri dy (2) herё nё drejtim tё zyrtarit Policor, mirëpo fatmirësisht zyrtari Policor nuk ёshtё lënduar nga kёto tё shtёna. Personi i dyshuar ёshtё larguar me shpejtёsi tё madhe me veturёn ne fjalё.

    Policia menjëherë ka reaguar mes tjerash ka bёrё sigurimin e vendit tё ngjarjёs, aty janё gjetur dhe sekuestruar dy (2) gëzhoja tё kalibrit 7.65mm.

    Stafi menagjues i Drejtorisё Rajonale tё Policisё nё Pejё, hetuesit e Sektorit Rajonal pёr Hetime, Hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, Njёsia pёr reagim tё shpejtё dhe njësi tjera përkatëse, janё vёnё nё kërkim tё personit tё dyshuar, pas njё pune intensive operativo-hetimore, mes tjerash janё realizuar tri (3) bastisje nё lokacione tё ndyshme. Rreth orёs 18:25, ёshtё arritur te arrestohet i dyshuari i këtij rasti, ёshtё sekuestruar arma e cila dyshohet qё ёshtё përdor nё rast, poashtu ёshtё sekuestruar edhe vetura e cila ёshtё përdorur nё rast.

    Tё gjitha veprimet janё marrё ne koordinim me Prokurorin e shtetit, i dyshuari pas intervistimit me vendim te Prokurorit tё shëtit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё, ndërsa rasti cilësohet “Vrasje e Rёndё nё Tentativë” dhe “ Mbajtje nё Pronësi, Kontroll ose Posedim i Paautorizuar i Armëve”

    Nga Rubrika
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se Kosova ka humbur shumë për shkak të moszbatimit të Marrëveshjes së Uashingtonit gjatë katër viteve...
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani, i është përgjigjur deklaratës që kryeministri Albin Kurti kishte dhënë për televizionin publik, ku ky i...
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Është arrestuar një person në Podujevë, pasi i njëjti dyshohet se është përfshirë në një vjedhje në një shtëpi, që ka ndodhur...
    Të tjera
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar personi që dyshohet se shtiu me armë në drejtim të zyrtarit policor në Pejë....
    Vip17 Dhjetor 2024
    Juli ka pasur një kërkesë të veçantë për Drilonin përpara se të niste sfida e gatimit të piteve sipas recetës së saj...
    Bota/Rajoni17 Dhjetor 2024
    Në nëntor, më pak njerëz aplikuan për azil në Zvicër. Janë dorëzuar gjithsej 2325 aplikime. Kjo është 26 për qind më pak...
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Analisti politik, Artan Muhaxhiri, ka folur lidhur me takimet që po zhvillohen në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dialogut....
    Front TV17 Dhjetor 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala është tallur keq me Qeverinë Kurti lidhur me gjendjen aktuale të ndërmarrjes Trepça....
    Vip17 Dhjetor 2024
    Vullneti i ka treguar Sarës planin etij për debatet që dëshiron të zhvilloj gjatë kësaj radhe. Të dy kanë biseduar për strategjitë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.