Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe Kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive Zharko Karaxhovski, sot mbajtën takime pune me drejtorët e Klinikave Universitare, Spitalet Klinike dhe të Përgjithshme në të gjithë vendin, si dhe me infermierët kryesorë të Klinikave në Shkup.
Në takime u ra dakord që të gjithë drejtorët të bëjnë riorganizim shtesë të hapësirës në mënyrë që të sigurojnë kapacitet shtesë në hapësirat e brendshme si dhe optimizim të stafit mjekësor të Klinikave në Shkup ku do të aktivizohet për ndihmë shtesë në Klinikën për Sëmundje Infektive ku do të mjekohen pacientët me Covid-19.
“Në periudhën e ardhshme, ne po forcojmë të gjitha kapacitetet shëndetësore në vend. Ne jemi duke mobilizuar plotësisht profesionistë e shëndetit publik, të cilët do të përfshihen në mjekimin e pacientëve me coronavirus, dhe gjithashtu do të ndihmojnë kolegët në departamentet e sëmundjeve infektive. Ne po përgatisim lehtësira shtesë në mënyrë që të ballafaqohemi më mirë me këtë virus të paparashikueshëm në dimër”, tha Ministri Filipçe, duke shtuar se testet e shpejta pritet të vijnë për të ndihmuar në zbulimin e pranisë së virusit Covid-19.