Fifi, është njëra nga këngëtaret më të komentuara të estradës shqiptare.
Së fundi ajo ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Por, duket se ky udhëtim nuk ka shkuar edhe fort mirë.
Këngëtares i ka ndodhur një e papritur në mes të Amerikës.
Ajo ka bërë të ditur se e ka humbur telefonin e saj gjatë qëndrimit në Manhattan.
“Loqkamana. Telefoni im është vjedhur midis Manhattan. Kështu që kushdo që tenton të më shkruaj ose me më thirr. Mos u lodhni. Deri të vi në Tiranë Fifi është pa numër”, shkroi ajo.