Këngëtarja e njohur, Fifi ishte edhe pjesë e “Big Brother VIP”disa muaj më parë, eksperiencë për të cilën tregoi se e ka shijuar dhe e ka pranuar për dy arsye.
Ajo u shpreh se donte një eksperiencë ndryshe në jetë pasi pandemia e kishte lodhur, ndërsa arsyeja tjetër ishte se flitej të riktheheshim sërish në karantinë, të cilën mund ta shijonte në BBV.
Fifi: Në BBV kam hyrë për dy arsye. Kisha dy vite që kërkoja një eksperiencë të re në jetë.Doja realisht me shiju diçka ndryshe pas pandemisë që më shkatërroi komplet energjinë e pastër që kisha. Përveç pjesës që ne artistët ramë përtokë nga ana financiare, i vetmi vend ku mund të investonim ishte “YouTube”, nëse kishe lek të ndara për të investuar në rregull. Fatmirësisht unë kam pasur dhe kam punuar. Kur më erdhi oferta për në BBV, në fillim isha me një “Jo”. Pastaj mendova “kam vite të tëra që po e kërkoj këtë eksperiencë”. Përveç kësaj arsyeja tjetër është se diskutohej që do të hynim sërish në karantinë dhe thashë “sa rri te shtëpia rri këtu”. Një gabim shumë i madh i imi ishte se nuk hyra të shihja përpara sistemin e Big Brother. Por edhe nëse do e kisha marrë vesh si funksiononte prapë do të kisha qenë e njëjta.