Fifi ka qenë ajo e cila është përlotur pasi lexoi këshillën që i kishte shkruar Donaldi.
‘’Në disa raste mendoj se duhet të ulesh me këmbë në tokë. Duhet të jesh më e qetë dhe më pak kokëfortë’’,- ishte mesazhi i tij.
Fifi tregoi e përlotur se kur ka hyrë në shtëpi ka patur shumë presionë të cilat kanë reflektuar edhe në sjelljen e saj ditët e para të izolimit.
‘’Kur kam hyrë në shtëpi kam hyrë me 1200 presione. Me mos praninimit e prinderive, njërës prej motrave dhe vëllait. Të gjithë kanë qenë kundër. Në kuletë kam lënë vetëm 70 euro. Kam hyrë me merakun se si do ta paguaja qiranë e shtëpisë nëse do qendroja deri në fund. Kur hyra kisha stresin e videos që doli në spektakël. Kur hyra gjeta një person që e pëlqeja dhe nuk e dija as çfarë bëja, as çfarë thoja, as çfarë mendoja. Kur ka ardhur babai im edhe djemtë jam përpjekur të risjell Fifin pozitive’’,-tha ajo.